Akordi pranë, klubi legjendar anglez me pronarë të rinj amerikanë

schedule19:23 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 19:23 - 24 Dhjetor, 2019

Klubi legjendar anglez, Newcastle United, me shumë gjasa do të ketë pronar të ri duke filluar nga sezoni i ardhshëm. 10 vitet e fundit, kanë qenë për t’u harruar për ekipin e njohur të Premier League, pasi presidenti aktual, Mike Ashley, urrehet nga tifozët dhe protestat e këtyre të fundit kundër presidentit, kanë vite që zhvillohen.

Mendohej se Newcastle do të shitej verën e kaluar, por Mike Ashley nuk e pranoi ofertën e një princi nga Abu Dhabi. Megjithatë, tani duket e vështirë që Ashley të refuzojë një ofertë të dytë dhe në verë, mund të largohet nga presidenca e klubit.

SkySport raporton se ka pasur një ofertë nga disa investitorë amerikanë, por deri më tani, nuk është mësuar asnjë detaj konkret në lidhje me presidentët e ardhshëm të klubit. Një lajm shumë i mirë ky për tifozët e Newcastle, që më në fund mund të shohin presidentin Ashley të largohet nga “St. James Park”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!