Gigio Donnarumma dhe Milani janë larg rinovimit për momentin. Marrëveshja për të nënshkruar kontratën e re nuk është gjetur dhe kuqezinjtë nuk kanë ndërmend ta kalojnë ofertën pre 8 milion eurosh në sezon.
Juventusi është futur në lojë dhe po tenton ta marrë portierin e Milanit së bashku me vëllanë e tij, ndërkohë që në aspektin financiar i është ofruar të përfitojë edhe babait të futbollistit.
Sipas mediave në Itali ai do të arkëtojë 3 milion euro në momentin që Donnarumma firmos me bardhezinjtë. Në këto kushte Milani nuk ka qëndruar duarkryq. Klubi italian nuk ofron dot shifra të çmendura.
Mika Maignan është objektivi i tyre dhe sipas Gazzetta dello Sport është arritur një marrëveshje 4-vjeçare, prej të cilës do të përfitojë 3 milion euro euro në sezon. Nëse ikën Donnarumma, Milani duhet të gjejë gjuhën e përballet edhe me Lille. /abcnews.al