Milani ka kryer një goditje në merkato. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me Real Madrid për Brahim Diaz. 21-vjeçari aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv, teksa luan edhe në krahët e sulmit.
Lojtari me origjinë nga Maroku (pjesë e Spanjës U-21) do të vijë në Milanello në formë huazimi, me të drejtë blerje nga Milani për një shumë prej 18-20 milion eurosh në fund të sezonit të ardhshëm.
Mediat italiane zbulojnë se “Los Blancos” ia kanë dalë të përfshijnë në marrëveshje klauzolën e riblerjes së lojtarit të talentuar në të ardhmen.
Diaz është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës së Zidane këto ditë dhe ditën e nesërme do të zbarkojë në Itali për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i ekipit të Stefano Piolit. /abcnews.al