Akord me menaxherin, ëndrra është Elseid Hysaj

schedule11:42 - 12 Nëntor, 2019

schedule 11:42 - 12 Nëntor, 2019

Elseid Hysaj është objektivi kryesor për klubin e Romës, që është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Corriere dello Sport shkruan se Gianluca Petrachi, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, ka arritur një akord me menaxherin e shkodranit, Mario Giuffredi.

Gjithsesi ka një problem, madje që konsiderohet i madh. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon 25 milionë euro për kartonin e Hysajt. Në këtë pikë Roma as që futet në bisedime, pasi po synojnë të bëjnë afrime me kosto të ulët. Kështu ata po shohin edhe opsione të tjera.

Zappacosta, i cili është dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin, me shumë mundësi do të kthehet në Londër të Chelsea për t’u rikuperuar. Kështu te Roma do të lirohej një vend dhe Petrachi ka piketuar një të ri si Mohamed Sinakan, i cili po luan rregullisht te Strasbourg në Francë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!