Barcelona pagoi 75 milion euro tek Ajax për Frenkie De Jong vitin e kaluar. Mesfushori holandez po luan sezonin e parë me skuadrën katalanase dhe ka raste që nuk e beson se ka realizuar ëndrrën e tij. Ai ka pasur gjithmonë një simpati të madhe për ekipin e famshëm spanjoll.
“Barcelona ka qenë gjithmonë skuadra ime e preferuar jashtë Holandës, ka qenë një ëndërr për mua të luaj këtu. Sapo u binda që interesoheshin seriozisht për mua, nuk u mendova dy herë për të pranuar ofertën. Ka raste kur më duket ende si një ëndërr“, deklaron De Jong për BBC.
23-vjeçari ndalet edhe te Leo Messi, futbollisti më i mirë në botë sipas tij. 23-vjeçari ndihet i lumtur që e ka shok skuadre “pleshtin”. Kur flet kapiteni të gjithë e dëgjojnë dhe zbatojnë m përpikmëri atë që kërkon.
“Luaj në një skuadër me më të mirin në botë, Leo Messin. Nëse ai të thotë diçka, ti ulesh dhe e dëgjon. Ka raste kur të kërkon të sulmosh në thellësi ose të qëndrosh më tepër në krah. Janë detaje të vogla, por mund të bëjnë diferencën“, thekson De Jong. /abcnews.al