Akil Gjakova ka kaluar në finalen e madhe të Grand Slamit në Abu Dabi. Xhudisti nga Kosova ka shfaqur formë fantastike edhe në gjysmëfinale.
Gjakova, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti xhudistin nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev duke e hedhur në dysheme.
Ai tani i ka siguruar Kosovës medalje dhe është në luftë për të fituar të artën./ h.ll/abcnews.al