Akademiku serb apel ambasadorit rus në Beograd

schedule12:35 - 8 Nëntor, 2017

schedule 12:35 - 8 Nëntor, 2017

Akademiku serb Dushan Teodorovic, me anë të një mesazhi në profilin e tij tuiter, i ka kërkuar ambasdorit rus në Beograd, që të mos e ndihmojë më vendin e tij, duke theksuar se vendi i Serbisë është në Bashkimin Europian.

Përvec partive opozitare në Serbi, edhe akademikët kanë reaguar për sa i përket deklaratave më të fundit të ambasadorit rus në Beograd. Akademiku serb Dushan Teodorovic në profilin e tij në Tuiter i kabërë apel ambasdorit rus Aleksandër Chepurin, duke i thënë se ai nuk duhet të ndihmojë më vendin e tij.

Reagimi vjen pasi Chepurin në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve SPutnik u shprej për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke thënë se vizitës së diplomatit amerikan Hoyt Yee në vend, i ishte dhënë më shumë rëndësi se cduhej.

Partia opozitare serbe LSV reagoi gjithashtu duke i kërkuar qeverisë në Beograd që të distancohej nga deklaratat e Chepurin.

Teodorovic, një ish anëtar i lëvizjes së opozitës “Mjaft është mjaft”, dhe një nga themeluesit e lëvizjes së qytetarëve të lirë shtoi ndër të tjera se ishte një serb që shkruante me alfabet cirilil por gjithësesi i bindur që vendi i Serbisë është në Bashkimin Europian. Ai i kërkon në mënyrë të sjellshme ambasodrit rus dhe zjarrfikësve rusë të vendosur në Nish që të mos e ndihmojnë më vendin e tij. Lideri një tjetër partie opozitare në vend ZOran Sivkovic, e ka shpërndarë mesazhin e akademikut në Tuiter duke shkruar se ishte dakord.

Në intervistën e tij Chepurin kishte komentuar dhe raportimin mediat vendas ku në disa gazeta ishin vënë në të njëjtën faqe fotografitë e ndimës sëkretarit amerikan të shtetit Hoyt Yee dhe ajo e ministrit të jashtëm rus Lavrov. Ambasadori rus theksoi se kishte një diferencë shumë të madhe mes një ministri dhe një të dërguar, prandaj sipas tij diplomatiti amerikan i ishte kushtuar me shumë rëndësi se cduhej.

Ai shtoi se në terma diplomatikë një vizitë zyrtare mund të quhet ajo e një ministri, kryeministri dhe presidenti. ndërsa udhëtimi i Hoyt Brian Yee nuk mund të quhet vizitë por një udhëtim pune, biznesi apo konsultimi.

I pyetur se kë përfaqësonte Hot Yee sipas tij, Chepurin u shpreh i bindur se diplomati amerikan as e ka takuar ndonjëherë presidentin amerikan personalisht apo sekretarin amerikan të shtetit Tullerson meqënëse ata janë të një niveli më të lartë.

Ambasadori rus u shpreh se shoqëria amerikane aktualisht është e ndarë ku palët urrejnë njëra tjetrën, dhe nuk dihet nëse Hoyt Yee përfaqësonte qeverinë e vjetër apo administratën e re.

Yee ishte në Begrad në 23 tetor ku mori pjesë në një forum ekonomik dhe deklaroi se shtetet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian duhet të jenë të qartë dhe jo të ulen në dy karrige. Deklaratat e tij shkaktuan reagime të ashpra nga ana e politikanëve serbë./abc news