Akademi për energjinë/ Balluku prezanton nismën në shkollën teknike elektrike “Gjergji Canco”

schedule17:20 - 18 Shtator, 2024

schedule 17:20 - 18 Shtator, 2024

Ngrihet akademia e energjisë që do të ketë në fokus nxjerrjen e profesionistëve të kualifikuar në sektorin energjetik.

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e  Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi nismën ndërsa tha se është shumë e rëndësishme që të investohet në asetet njerëzore.

“OSHEE si një nismëtare ka vendosur që ta quajë akademia e OSHEE-së. Unë e quaj akademia e energjisë pasi do të përgatisë jo vetëm profesionistët e ardhshëm, të cilët do të kontribuojnë në Operatorin e Shpërndarjes por nga ana tjetër, synojmë që në këtë akademi të përgatiten të gjitha stafet që do të kontribuojnë në sektorin energjitik, përfshirë këtu OST, apo edhe Korporatën Eletroenergjitike Shqiptare”, tha Balluku.

Zv.kryeministrja u shpreh interesi për shkollat profesionale ka njohur rritje dhe këtë vit rezultojnë se janë të regjistruar 4500 nxënës.

“Kemi parashikuar në buxhetin e vitit 2024 një sërë investimesh në insfrastrukturë për arsimin profersional siç janë shkollat e reja profesionale, laboratorët apo rikonstruksionet në shkollat ekzistuese. Nga ana tjetër, ngritja apo ringritja e konvikteve të cilat janë të rëndësishme në këtë rast duke motivuar edhe nxënës që jetojnë në zona të largëta, për t’u afruar afër qendrave ku ndodhen këto shkolla profesionale dhe cfarë është më e rëndësishmja kemi bërë një bashkëpunim të shkëlqyer me zyrën e punës“, shtoi ministrja.

Nisma e re për Akademinë e Energjisë u prezantua në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergji Canco në Tiranë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!