Ajri i ndotur nga zjarret i bën njerëzit më të prekshëm nga Covid-19

schedule11:49 - 12 Shtator, 2020

schedule 11:49 - 12 Shtator, 2020

Pas përhapjes së shpejtë të zjarreve në të gjithë Kaliforninë dhe pjesës perëndimore të Shteteve të Bashkuara, disa profesionistë mjekësorë  kanë paralajmëruar se rreziku që vjen nga ajri i ndotur mund t’i bëjë njerëzit më të prekshëm ndaj Covid-19, raporton CNN.

“Studime të tjera kanë treguar një korrelacion midis niveleve më të larta të ndotjes se ajrit dhe përhapjes të rasteve me Covid-19”, tha Brad Spellberg, zyrtari kryesor i Qendrës Mjekësore të Los Angeles.

“Disa studime kanë treguar gjithashtu se ekspozimi i indeve të mushkërive ndaj ndotjes mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj infeksioneve virale.”

Ndotja e ajrit dhe grimcave të tymit mund të rrezikojë njerëzit ndaj Covid-19, tha Spellberg, duke cituar disa studime të kryera në SHBA, Kinë dhe Itali. Rekha Murthy, një specialiste e sëmundjeve infektive, tha se tymi nga zjarret mund të dëmtojë më tepër mushkëritë dhe mund të shkaktojë inflamacion që ndikon drejtpërdrejt në sistemin imunitar, transmeton abcnews.al

Ky inflamacion mund të shkaktojë infeksion të mushkërive te njerëzit,  i njëjtë më virusin që shkakton Covid-19. Analistja e CNN dhe mjekja Leana Wen ranë dakord se ndotja e ajrit rrit gjasat e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe këto sëmundje mund të bëjnë që popullatat më të prekshme, të vuajnë efekte më të rënda nga Covid-19.

Për të parandaluar përhapjen e mundshme të Covid-19 , Wen rekomandon që të gjithë individët që po qëndrojnë brenda për shkak të cilësisë së dobët të ajrit , të qëndrojnë larg nga kushdo që nuk është pjesë e familjes e tyre, transmeton abcnews.al

Murthy, nga Spitali Cedars-Sinai, gjithashtu ka rekomanduar se mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët kundër Covid-19 gjatë periudhës së zjarreve që kanë pushtuar SHBA-në është të zvogëlojmë çdo ekspozim të mundshëm ndaj tymit duke qëndruar në vende ku ka ajër të pastër.

“Distancimi fizik mund të jetë sfidues ndërkohë që njerëzit po evakuohen, tha Murthy.

“Është edhe më e rëndësishme t’i kujtojmë të gjithëve që të praktikojnë distancën fizike, të mbajnë maska dhe të lajmë duart.” s.ba/abcnews.al