Ajri i ndotur më vdekjeprurës se pirja e duhanit

schedule23:21 - 12 Mars, 2019

schedule 23:21 - 12 Mars, 2019

Janë 8.8 milionë viktimat në një vit si pasojë e ajrit të ndotur. Një studim gjerman ka dalë në përfundimin se ndotja e ajrit vret më shumë se duhanpirja. Në Europë janë rreth 790 mijë viktima në vit nga ajri i ndotur.

Ajri i ndotur vret më shumë se cigaret. Sipas një studimi të drejtuar nga Tomas Muenzel, në universitetin “Johannes Gutenberg” në Gjermani, janë rreth 8.8 milionë viktima çdo vit në botë, thënë ndryshe 120 të vdekur në çdo 100 mijë persona. Ndërsa pirja e duhanit vret 7.2 milionë, duke shkaktuar më shumë sëmundje kardiovaskulare. Në Europë llogariten 790 mijë sëmundje, 133 në çdo 120 mijë persona.

Duke vlerësuar çdo vend, Italia është ndër vendet me më shumë viktima në Europën Perëndimore. Gjermania është në vend të parë për sa i përket numrit të viktimave si pasojë e ndotjes së ajrit, e pas Italisë renditet Polonia, Franca dhe Britania e Madhe.

Por kushte më të këqija për sa i përket cilësisë së jetesës dhe nivelit të vdekshmërisë janë regjistruar në Europën Lindore, por jo për shkak të nivelit të ndotjes, se sa më shumë prej kushteve shëndetësore në përgjithësi. Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Ukraina kanë një nivel vdekshmërie nga ajri i ndotur me një mesatare prej 200 viktimash në 100 mijë persona.

Problemi ka të bëjë kryesisht me thërrimet ndotëse, që në shumë vende anëtare të Bashkimit Europian tejkalojnë parametrat e fiksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas autorëve të studimit, me përdorimin e energjisë së pastër do të përgjysmohej dhe numri i viktimave nga ajri i ndotur./abcnews.al