Ajri i ndotur kalon çdo barrierë, grimcat toksike gjenden në mushkëritë e trurin e foshnjave në barkun e nënës

schedule14:52 - 6 Tetor, 2022

schedule 14:52 - 6 Tetor, 2022

Grimcat toksike nga ajri i ndotur janë gjetur në mushkëri, mëlçi dhe trurin e foshnjave të palindura, gjë që rritur shqetësimin e studiuesve, shkruan The Guardian.

Mijëra grimca të karbonit janë gjetur në çdo milimetër kub inde, të cilat nëna i ka thithur gjatë shtatzënisë dhe më pas kanë kaluar përmes qarkullimit të gjakut dhe placentës tek fetusi.

Ndotja e ajrit është një nga shkaqet e abortit, lindjeve të parakohshme, peshës së vogël të foshjave dhe dëmtimin e trurit. Shkencëtarët thanë se ndotja mund të shkaktojë efekte të rënda shëndetësore gjatë gjithë jetës.

Grimcat përbëhen bloza që vjen nga djegia jo e plotë e lëndëve djegëse fosile në automjete, shtëpi dhe fabrika dhe shkakton inflamacion në trup. Në studim morën pjesë nënat jo duhanpirëse në Skoci dhe Belgjikë,  vende me ndotje relativisht të ulët të ajrit.

“Ne kemi treguar për herë të parë se nanogrimcat e karbonit jo vetëm që hyjnë në placentë gjatë tremujorit të parë dhe të dytë, por më pas gjejnë mënyrën për t’u futur në organizëm edhe gjatë zhvillimit të fetusit, tha profesori Paul Fowler, në Universitetin e Aberdeen në Skoci.

“Ajo që është edhe më shqetësuese është se këto grimca hyjnë gjithashtu në trurin e njeriut,” tha ai. “Kjo do të thotë se ekziston mundësia që ata të ndërveprojnë drejtpërdrejt me sistemet e kontrollit në organet dhe qelizat embrionale të njeriut.”

Profesor Tim Naurot në Universitetin e Hasselt, Belgjikë, i cili ishte një nga drejtuesit e studimit, tha se qeveritë janë përgjegjëse për reduktimin e ndotjes së ajrit, por se njerëzit duhet të tregohen gjithashtu të kujdesshëm.

Grimcat u zbuluan për herë të parë në placentë në vitin 2018 nga profesori Jonathan Grigg në Universitetin Queen Mary të Londrës dhe kolegët e tij. Ai tha se “studimi i ri është shumë i dobishëm dhe dëshmon se grimcat pastaj hyjnë në embrione.

Hulumtimi i ri, i botuar në revistën Lancet Planetary Health, zbuloi grimcat toksike për shkak të ndotjes ajrit së në çdo mostër të mushkërive, mëlçisë dhe indit të trurit të ekzaminuar, si dhe në gjakun që kalon nga kordoni i kërthizës dhe placentë.

/abcnews.al