“Ajo vajza me syze sot është këshilltare”, Çuçi debat me Salianjin: Për balancat gjinore jeni vite larg

schedule11:26 - 16 Qershor, 2022

schedule 11:26 - 16 Qershor, 2022

Interpelanca e thirrur nga deputeti Ervin Salianji me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi ka devijuar në debate për çështje gjinore, pasi i pari iu referua ish-zëdhënëses së OFL-së, si “goca me syze”.

Çuçi tha se ajo tashmë është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm dhe theksoi se në Shqipëri është rritur siguria.

“Tani për respektin ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj ruajtjes së balancave gjinore besoj se këtu jemi vite larg. Ajo që quan vajza me syze sot është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm.

Në lidhje se ku e kemi çuar ne sigurinë, mund të bëni rolin e spikerit të kronikës së zezë, por se ku e kemi çuar ne Shqipërinë e dinë shqiptarët. Shqipëria është në pikën më të lartë të sigurisë. Shqipëria është një vend  ku organizohen evente evropiane, ku numri i tursitëve rritet me herë nga viti në vit, investimet rriten. Këto ndodhin për shkak të sigurisë.

Sa i takon pjesës së dështimit, sic thatë ju nga këto dy iniciativa. Po ju lexoj disa statistika. Vetëm sekuestrimet që janë kërkuar nga OFL janë 1860 njësi.

Një këshillë i nderuar koleg, nuk bëhet politikë me krimin nuk vihet në pushtet me lajmet e kronikës së zezë. Mos i shihni ato ngjarjet me tritol, janë të rënda sigurisht, si fishekzjarre për të ardhur në pushtet”, tha Çuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!