Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ajo 100 dhe ai 98-vjeç, çifti i të moshuarve mposhtin Covid-19 e dalin nga spitali

schedule22:01 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 22:01 - 5 Dhjetor, 2020

Një çift nga Maryland mezi presin që të festojnë 73-vjetorin e martesës së tyre pasi kaluan tre javë të ndarë nëpër spitale, duke luftuar Covid-19.

“Ashtë një mrekulli që mbijetuan”, tha Mark Levin për prindërit e tij, Betty 100-vjeçare dhe Joe Levin 98-vjeç.

Çifti pati ethe dhe probleme me frymëmarrjen, dhe pas testimit rezultuan pozitivë për Covid-19. Mjekët më pas i larguan ata nga shtëpia e të moshuarve ku jetonin dhe i shtruan në spital.

Betty Levin u dërgua në Spitalin Holy Cross dhe Joe Levin u dërgua në Spitalin Suburban, ku qëndroi në kujdes intensiv për disa ditë.

Pas tre javësh, mjekët i nxorën nga spitali vetëm disa ditë më parë.

“Është e pabesueshme”, u shpreh nusja e tyre, “Kjo është një mrekulli.”

“Sa janë shanset që një 100-vjeçare dhe një 98-vjeçar të mbijetojnë nga kjo sëmundje tinëzare? “Mendoj se do të fitojmë kundër sëmundjes, të dy”, shtroi djali i çiftit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!