“Ajka është suksesi më i madh i jetës”, rrëfimi i Xhensila Myrtezajt për rrugëtimin e saj artistik

schedule21:49 - 30 Qershor, 2021

schedule 21:49 - 30 Qershor, 2021

E ftuar puntatën e mbrëmjes së sotme në “E ardhmja është vajzë” është këngëtarja e mirënjohur Xhensila Myrtezaj përballë mikeshës së saj të fëmijërisë Esmeralda Petrela. Teksa tregoi mes emocionesh se si nisi rrugëtimi i saj artistik, Xhensila theksoi se muzika ka qenë shpëtimi i saj në periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit të prindërve.

“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares.”, tha Xhensila.

Ajo tregoi se talentin e saj në muzikë e kishte zbuluar mësuesja e muzikës kur ka qenë në klasën e pestë. Këngëtarja u ndal gjithashtu dhe tek vajza e saj, Ajka, për të cilën tha se është suksesi më i madh i jetës.

“Ajka është kupola e gjithçkaje.Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor.“, tha Xhensila.