Lëvizjet në Superiore kanë nisur dhe Tirana është një nga klubet që po tenton të bëjë lëvizje të studiuara mirë, pasi bazën e ekipit e ka nga vjet.
Dëshira e bardhebluve në merkato është afrimi i mbrojtësit Arlind Ajeti, i cili është pjesë e Padova në Serie C. Gjithsesi ai po heziton të kthejë një përgjigje pozitive për të luajtur në elitën e futbollit shqiptar.
Një tjetër lajm merkatoje lidhet me Ardit Tolin, i cili nuk është bashkuar me Tiranën në fazë përgatitore. “Xholi” ka marrë një ofertë nga Egnatia, sipas Panorama-Sport.
Tirana pretendon se Toli ka kontratë me ta, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje 2+1 verën e vitit 2020. Gjithsesi gjasat janë që mbrojtësi të dalë lojtar i lirë./ h.ll/abcnews.al