Ajeti drejt Superiores, Laçi i merr objektivin Partizanit

schedule08:32 - 12 Gusht, 2020

schedule 08:32 - 12 Gusht, 2020

Emri i Arlind Ajetit lidhet përsëri me Kategorinë Superiore. Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi, pjesë e Velje në Danimarkë së fundmi, u përfol për një kalim te Tirana në të kaluarën, ndërsa tani e kërkon Partizani.

“Demat e Kuq” po tentojnë të përforcojnë repartin defensiv dhe 26-vjeçari i lindur në Basel shihet si partneri i duhur për Belicën. Panorama Sport raporton se drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë nisur bisedimet me qendërmbrojtësin.

Negociatat po ecin mirë, teksa pritet përgjigja e CAS-it në lidhje me bllokimin që i ka bërë FIFA merkatos së Partizanit. Një tjetër objektiv ishte Klejdi Rapo, por një nga surprizat më të bukura të sezonit të fundit në Kategorinë e Parë, ka përfunduar në Laç.

Bardhezinjtë kanë arritur akordin me 26-vjeçarin korçar, i cili ishte pjesë e Devollit në sezonin e fundit, duke përforcuar krahët e mesfushës. Ekipi i Cungut vijon përgatitjet për duelin kundër Keshla në Europa League (27 gusht) dhe të enjten (17:00) do të zhvillojë një miqësore ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!