Ajaxi “shuplakë” United, bllokohet transferimi

schedule18:52 - 15 Nëntor, 2019

schedule 18:52 - 15 Nëntor, 2019

Manchester United ishte shumë pranë firmës me Edvin Van Der Sar, me ish-portierin e Ajax dhe “Djajve të Kuq” që do të bëhej drejtori i ri i merkatos. Megjithatë, holandezi ka vendosur të rinovojë me Ajaxin, duke u bindur nga projekti i kampionëve të Holandës.

Van Der Sar ka bërë një punë të shkëlqyer me Ajaxin sezonet e fundit, duke bërë një merkato perfekte, si në afrime, ashtu dhe te lojtarët e larguar, që janë shituar një mal me para. Rastet e fundit ishin De Ligt dhe De Jong.

Lajmin për rinovimin e konfirmoi vetëm Van Der Sar, duke i mbyllur derën kështu një rikthimi te Manchester United, ku fitoi trofe të shumtë si futbollistë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!