Ajax zhytet në krizë, “gjigandët” holandezë munden edhe nga Utrecht

schedule18:02 - 22 Tetor, 2023

schedule 18:02 - 22 Tetor, 2023

Ajax ndodhet në një krizë totale, ndërsa pas nëntë javësh kampionat vuan në vend të parafundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

Skuadra e Stejin u mund me rezultatin 4-3 nga Utrecht këtë të dielë, në ndeshjen që u shoqërua me tensione ndërprerje.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 44’, me Flamingo që kaloi ekipin e tij në avantazh. Goli i dytë i këtij takimi u realizua në minutën e 48’ van der Hoorn që dyfishoi avantazhin e vendasve.

Ajax provoi të reagonte me Hlynsson në minutën e 52’, që rihapi sfidën, ndërsa po ai vetëm tre minuta më vonë shënoi golin e barazimit për Ajax. Miqtë vazhduan me sulmet dhe në minutën e 65’ Bergwijn kaloi ekipin e tij në avantazh. I shpejt ishte reagimi i vendasve që barazuan me Toornstra në minutën e 71’.

Ndeshja u tensionua kur tifozët filluan të gjuanin me gota dhe objekte të tjera në drejtim të lojtarëve në minutën e 89’, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes, deri në momentin që situata u qetësua.

Sapo u rikthyen në fushë, në minutën e 90’ të lojës Fraulo vulosi sfidën, duke shënuar golin e katërt për vendasit dhe duke rikonfirmuar krizën e Ajax. Pas javës së nëntë të Eredivisie, Utrecht renditet në vend të 16-të me gjashtë pikë, ndërsa Ajax në vend të 17-të me pesë pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!