Ajax fiton betejën me Santos: FIFA jep “OK”-in, zyrtarizohet mesfushori

schedule11:18 - 4 Mars, 2020

schedule 11:18 - 4 Mars, 2020

Ajax ka zyrtarizuar afrimin e një mesfushori, nga Santos. Giovanni Manson Ribeiro i është bashkuar klubit holandez dhe ka nënshkruar një kontratë që është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. I riu as që kishte debutuar me ekipin e parë të klubit anglez, por holandezët kanë qenë të bindur për ta bërë pjesë të tyre.

Giovanni do të jetë pjesë e moshave të Ajax fillimisht. Ai kishte disa ditë që kishte zbarkuar në Holandë dhe që me 25 shkurt u kërkua nga FIFA të jepte “OK”-in për transferimin e mesfushorit. Gjithsesi Santos dhe Federata Braziliane e Futbollit bllokoi gjithçka.

Tani FIFA ka njoftuar klubin e Ajax që mund ta regjistrojë mesfushorin 18-vjeçar dhe kështu ka ndodhur dhe Giovanni është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit holandez, që paralajmëron se të tjerë brazilianë do të afrohen në ekip në të ardhmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!