Ajax-Chelsea | Formacionet e dy skuadrave, të mbushur me talente!

schedule18:06 - 23 Tetor, 2019

schedule 18:06 - 23 Tetor, 2019

Sot në orën 18:55, Ajax luan kundër Chelsea, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Champions League. Të dyja skuadrat kanë në grup shumë lojtarë të rinj e të talentuar, prandaj kjo sfidë pritet të jetë e shpejtë dhe me spektakël në fushë.

Lampard nuk ka ndryshuar shumë në formacion, por ka vendosur të aktivizojë titullar Callum Hodson-Odoi. Mount është kthyer në mesfushë, ndërsa Kante vazhdon të ketë shqetësime fizike, duke mos qenë titullar në këtë takim.

Ndërsa Ajax vazhdon me skemën 4-2-3-1, me Donny van de Beek në rolin e fantazistit. Promes dhe Ziyech do të luajnë në krahët e sulmit, ndërsa Tadic udhëheq skuadrën në majë të sulmit. Më poshtë, do të shikoni dhe formacionet e plota të dy skuadrave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!