Ajax mbetet në kërkim të një trajneri të ri të përhershëm pasi mbylli kontratën me Maurice Steijn në tetor 2023, duke ia dorëzuar drejtimin e ekipit John Van’t Schip, trajner i përkohëshëm që atëherë.
Sipas “Sky Sports”, ish-trajneri i Chelsea dhe Brighton, Graham Potter, ka kërkuar punë në Amsterdam, por pas bisedimeve fillestare, trajneri anglez thuhet se ka vendosur të mos nënshkruajë një kontratë me Ajax.
48-vjeçari në fakt është duke pritur një interesim konkret nga Manchester United, ku me shumë gjasa nga sezoni i ardhshëm do të shkëpusin marrëdhëniet me Ten Hag./h.ll/abcnews.al