Aja Broqi triumfon në “Masters A”

schedule12:20 - 15 Nëntor, 2021

schedule 12:20 - 15 Nëntor, 2021

Tenistja nga Peja, Aja Broqi ka fituar turneun përfundimtar të vitit Masters A 2021

16-vjeçarja shkëlqeu edhe në Mastersin përfundimtar të Kategorisë A në të cilin triumfoi pa asnjë set të humbur .Pasi i fitoi bindshëm ndeshjet në grupe , Broqi në gjysmëfinale mposhti Forta Morinën me 6/1 dhe 6/2 në sete derisa në finale u ndesh me  Blearta Ukëhaxhaj ndaj të cilës triumfoi me 6/0 dhe 6/3.

Aja Broqi ka dominuar gjatë vitit 2021 pasi ajo ka siguruar epitetin e tenistes më të mirë në vend edhe në kategoritë U-16 dhe U-18 e po ashtu ka fituar titullin e kampiones së Kosovës në konkurrencën ekipore./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!