AIK nuk e harron Asanin, nisin tratativat për rikthimin në Suedi

schedule18:58 - 22 Shkurt, 2021

schedule 18:58 - 22 Shkurt, 2021

Jasir Asani në janarin e vitit të shkuar kaloi në huazim te suedezët e AIK, të cilët kishin edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Por gjatë edicionit të shkuar pandemia goditi globin dhe klubi suedez hoqi dorë nga sulmuesi për shkak të pamundësisë financiare.

Megjithatë duket se ata e duan ende Asanin. Kontrata e anësorit nga Shkupi me Partizanin përfundon në fund të sezonit dhe më pas ai mund të largohet me parametra zero. Insporti nga Kosova raporton se AIK ka nisur negociatat me palën e 25-vjeçarit për ta afruar me parametra zero.

Asani shkëlqeu vjet me AIK, edhe pse ata vendosën të mos e blejnë. Në shtatë ndeshje të zhvilluara ai shënoi 2 gola dhe dhuroi 2 asiste, teksa mori edhe vëmendjen e tifozëve. Formën e mirë ai e ka vazhduar edhe në këtë sezon me të kuqtë, teksa ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar po aq asiste në 16 ndeshje në Superiore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!