Ngordhja e pulave vijon në një prej kompanive ndërsa në dy të tjerat nuk kanë më pula që janë groposur të gjithë. Kritike është situata në kompaninë AIBA, në Xhafzotaj.
Siç shihet nga pamjet punonjësit po nxjerrin nga ambientet e stabilimentit qindra shpendë të ngordhur. Në total numri i tyre ka shkuar në mbi 120 mijë. Drejtuesit e kompanisë AIBA thonë se institucionet e shtetit po neglizhojnë situatën. Kërkojnë zgjidhje për groposjen e pulave ndërsa e gjithë zona është kontaminuar.
“Kemi 4 ditë që kemi ngordhje pulash situate është tejet kritike pasi autoritet s’kanë ardhur të marrin masa për eleminimin e kërkasave të ngordhura. Flasim për alarm se ndotja mjedisore është shumë e lartë’, ka thënë ai.
Drejtori Artan Luku thotë se në fillim dyshuan se pulat nuk po ngordhnin nga laringotrakeit por nga grip i shpëndëve.
“Me insistimin tonë u arrit në konkluzionin se kemi influencë aviare. që është sëmundje që dëmton dhe shëndetin e njerëzve, ka ngelur në një ngërc ligjor mes Ministrisë së bujqësisë dhe mjedisit. Shtabi I emergjencave është mbledhur dhe po kërkon një vend për groposje”, ka thënë Luku.
Sipas Lukut problem janë dhe shpendët e gjalla.
“ Kretë e gjallë më të rrezikshëm se sëmundja hapet më shumë. S’po heqim spinën se nuk kemi ku ti mbajmë të ngordhura”./abcnews.al