“Ai vendosi duart në veshë, e turpshme”, legjenda angleze kritikon ashpër Maguire

schedule11:11 - 13 Nëntor, 2021

schedule 11:11 - 13 Nëntor, 2021

Anglia-Shqipëri ishte ndeshja e mbrëmshme që përfundoi me rezultatin e thellë 5-0 në favor të “3 Luanëve”, takim i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Golin e parë të kësaj sfide e shënoi Harry Maguire në minutën e 9-të të takimin. Festimi që zgjedhi mbrojtësi anglez të bënte pasi shënoi gol ishte vendosja e duarve tek veshët për të mbyllur në një farë mënyre gojën të gjithë kritikëve, që e kritikonin atë për paraqitjet e dobëta me Manchester United.

Por ky festim nuk i ka pëlqyer aspak legjendës së njohur angleze Roy Keane, i cili ka shpërthyer në kritika drejt mbrojtësit Maguire.

“Ai vendosi duart në veshë sikur po hesht të gjithë kritikët e tij, por unë mendoj se kjo është e turpshme. Ai ka qenë një fatkeqësi për Manchester United në muajt e fundit dhe tashmë mendon se duke shënuar një gol do të bëjë që kritikat të pushojnë. E turpshme”, shprehet Keane.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!