“Ai që po ndërton Portin e Durrësit ka ndërtuar gjysmën e Dubait”, Rama-Metës: Ti ke krijuar vetëm dy parti, njëra iku për skrap, tjetra së shpejti

schedule17:33 - 10 Nëntor, 2022

schedule 17:33 - 10 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas akuzave të këtij të fundit se porti i Durrësit është një aferë korruptive.

Përmes një postimi në twitter Rama me ironi shkuan se sot ai që po akuzon atë që do ndërtojë Portin e  Durrësit, në jetën e tij ka krijuar vetëm dy parti, ku e para ka ikur për skrap, ndërsa e dyta do ikë së shpejti.

Postimi i Ramës:

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!