Vdekja e vajzës së re Evgjeni Baxho ka ngjallur disa mistere që ende nuk kanë marrë përgjigje. Në trupin e saj u gjetën disa simbole të pikturuara me bojë të kuqe.
Ndërkohë se fundmi simbole të ngjashme me ato që u gjetën të vizatuara në barkun e 23-vjeçares Evgjeni Baxho është pikturuar edhe në një mur prapa gjimanzit “Ismail Qemali” në kryeqytet.
“Ai po vjen”, shkruhet në gjuhën angleze, por nuk kuptohet se kujt i referohet dhe mbetet e paqartë domethënia e këtij simboli.
Kujtojmë se në fillim u raportua se 23- vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, por ngjarja është më e komplikuar se kaq.
Në dosje thuhet se janë marrë në pyetje disa persona , ndër të cilët dhe mjeku që e ka trajtuar atë si dhe një shok i saj me inicialet S.S.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen Ali Demi në rrugën ‘Teodor Muzaka’.
Ajo çfarë e mbush me më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol.
Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e vdekjes ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë trompoza.
Grupi i hetimit tregon për ngjarjen në fjalë se gjeti pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët: “Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’ .
Burimet e gazetares Anila Hoxha thonë se letra ka 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”. Ndërkohë për ngjarjen në fjalë është marrë në pyetje një 26 vjeçar me inicialet S.S.
Ndërkohë hetimi vijon, por ende nuk është dhënë një shpjegim lidhur me simbolet./Tch/