Marcus Thuram ka qenë i entuziazmuar pasi është shpallur kampion i Italisë me Interin, në një sezon ku ka qenë protagonist dhe një nga futbollistët kryesorë të klubit zikaltër.
Thuram është djali i legjendës së futbollit Lilian Thuram, por ai ka një tjetër legjendë që këshillohet vazhdimisht për karrierën e tij. Djali i legjendës franceze ka folur për marrëdhënien e tij me Thierry Henry, bashkëlojtarin e babait të tij nga kombëtarja franceze, për të cilin tha se ishte si një idhull për të. Thuram ka falenderuar Henry menjëherë pasi u shpall kampion i Italisë.
“E falenderoj Thierry Henry, ndoshta ai do ta shikojë. Faleminderit për të gjitha këshillat”, tha sulmuesi zikaltër dhe më pas gazetari e pyeti nëse ai vërtet flet më shumë me Henry se sa me babain e tij.
“Po, ai është si xhaxhai im. Ai është gjithmonë aty për të më ndihmuar dhe më thotë gjithmonë të vërtetën”, shtoi Thuram./ h.ll/abcnews.al