Paul Scholes e quajti Alejandro Garnacho një superyll në rritje dhe e krahasoi atë me Cristiano Ronaldon.
18-vjeçari iu bashkua Manchester United në vitin 2020 nga Atletico.
Në një intervistë me Webby & O’Neill, Scholes tha se ishte i kënaqur me Garnacho dhe madje e krahasoi atë me Ronaldon:
“Jam i kënaqur me të. Sa herë që shoh Garnacho, ai më bën përshtypje. Ai është një superstar në zhvillim. Ai është i guximshëm me topin, i ngjan shumë Cristianos në rininë e tij”.
E pret suksesi, sapo të piqet dhe të fitojë forcë fizike, atëherë nuk mendoj se do ta ndalojë diçka. /G.D abcnews.al/