“Ai është një lojtar më i gjithanshëm”, Michael Owen krahasoi Messin dhe Ronaldon

schedule18:41 - 13 Janar, 2023

schedule 18:41 - 13 Janar, 2023

Në një intervistë për BT Sport, legjenda e Liverpoolit, Michael Owen, krahasoi Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Owen ishte ndër admiruesit e portugezit, duke vënë në dukje shkathtësinë dhe aftësinë e tij për të shënuar si me këmbë ashtu edhe me kokë.

“Aftësia për të shënuar gola është arti më i vështirë në futboll dhe Ronaldo luan në atë mënyrë që të duket elementare. Ai shënon lehtësisht me të dyja këmbët dhe me kokë. Messi shënon mirë me një goditje me kokë, por nëse e krahasoni me Ronaldon, portugezi ka më shumë aftësi të ndryshme”.

“Ronaldo ka qenë gjithmonë më i shpejtë, megjithëse sigurisht Messi është i jashtëzakonshëm, por për sa i përket aftësive fizike, Ronaldo është një lojtar më i gjithanshëm”, citon BT Sport Owen.

Ronaldo dhe Messi kanë dominuar futbollin për 15 vitet e fundit, duke fituar gjithsej 12 Topa të Artë. /G.D abcnews.al/