“Ai e di se ç’është vetmia”, Rama flet si rrallëherë për raportin me Fatos Nanon

schedule21:35 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 21:35 - 24 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien që ai ka më ish-kryeministrin dhe ish-drejtuesin e PS, Fatos Nanon.

Në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion”, Rama e ka cilësuar raportin me Nanon të bukur, pasi nuk flasin shpesh, por kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin.

Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Është një raport shumë i bukur. I bukur, komunikojmë jo intensivisht, hera-herës. E bukura e këtij raporti është se ai ka qenë këtu dhe ai e di, dhe e di fizikisht, jo thjesht me eksperiencë dhe e di se çfarë do të thotë presioni i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe të tjerr dhe të tjerët e di se çfarë është vetmia kur je në këtë zyrë. Njerëzit mendojnë se kur hipën në maj, je i rrethuar me një mori njerëzisht. Në fakt në maj je më vetëm se sa asnjëherë tjetër. Se kur vjen koha, momenti i vendimeve të vështira, je komplet vetëm”.

Sakaq, kryeministri shtoi se Nano ka qenë para tij në zyrën ku ai është sot, ka drejtuar vendin dhe sipas tij e di shumë mirë se çfarë është vetmia.

Nuk ka rëndësi, bëjnë s’bëjnë sikur nuk e kanë mendjen, ti je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperienca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet. Edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin, momentet jo të mira të marrëdhënies tonë, na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!