Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të martë ka reaguar në lodhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë më parë në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë së fundmi.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kosova është më e rëndësishme për kryeministrin shqiptar sesa miqësia e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Ndër të tjera ai shkruan se Kosova është më e rëndësishme, jo vetëm për Ramën por për çdo udhëheqës në Shqipëri.
“Mendim jopopullor në Kosovë: Deklarata e sotme e @ediramaal është deklarata më e fuqishme shqiptare dhe më racionale në këtë kohë. Po ashtu, ska kush që më bind që miqësia me Vuqiqin për Ramën është më e rëndësishme se Kosova. Jo vec për të, po për çdo udhëheqës në Shqipëri”, shkruan Ahmeti./abcnews.al