Ahmetaj takon ndërtuesit: Ligji i tatimit mbi të ardhurat do të ndryshojë

schedule18:20 - 19 Prill, 2018

schedule 18:20 - 19 Prill, 2018

Ministri i Fiancave Arben Ahmetaj insiston se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar nënkupton ndryshim procedure dhe jo taksë të re. Ministri i Financave deklaratën e bëri pas një takimi me ndërtuesit ku paralajmëroi të tjera ndryshime ligjore.

Tatimet kanë informuar rreth 5700 biznese të vogla nga rreth 9900 për atë që do t’u ndodhë me zbatimin e vendimit të qeverisë që i përfshin në skemen e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj thotë se pas kësaj biznesi ka arritur në këtë përfundim.

Ministri i Financave e bëri këtë dekleratë gjatë një takimi që zhvilloi me ndërtuesit për paketën fiskale.

Shkak që diskutimet nisën me këtë grup sipërmarrësish tregoi Ahmetaj është bërë kërkesa e kahershme e tyre për ndarjen e përgjegjësisë tatimore mes ndërtuesit investitor dhe atij tatimor.

Kjo dhe jo vetëm paralajmëroi ministri i Financave do të ndryshojë.

Ndonëse nuk dha detaje Ahmetaj deklaroi se synimi është lehtësimi i klimës së biznesit. Formatimi i parë i paketës fiskale sipas ministrit të Financave do të jetë gati rreth muajit gusht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!