Ahmetaj: Qeveria nuk i la qytetaret të vetëm përballë krizës

schedule17:50 - 11 Prill, 2022

schedule 17:50 - 11 Prill, 2022

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në fjalën e tij para parlamentit tha se qeveria po mbëhstet shqiptarët përballë krizës.

Ai tha se qeveria Rama ka ofruar siguroi për shqiptarët, pasi nuk i la të përballen me rritje të çmimit të energjisë, dhe se po i subvencionon për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Më tej Ahmetaj deklaroi se qeveria do të vijojë të mbështesë qytetarët përballë një krize e cila nuk dihet sa do të zgjasë, e cila ka prekur jo vetëm Shqipërinë por gjithë Europën.

Emergjencën e qytetarëve ne e kemi trajtuar dhe po e trajtojmë në vazhdimësi. Si e kemi trajtuar? Para se invazioni rus të shkaktonte lëkundje ekonomike në të gjithë Europën, ne si qeveri vendosëm përballë valës së parë të çmimeve të energjisë, vendosëm mbrojtje totale ndaj qytetarëve dhe biznesit të vogël. Është shumë e rëndësishme jo vetëm për paratë, por ka të bëjë me një qasje të një qeveria ndaj halleve të qytetarëve dhe biznesit të vogël, por dhe ndaj atyre bizneseve të lidhura me tensionin e mesëm. Pra këta qytetarë nuk janë të vetëm përballë goditjes ekonomike. Me lëvizjet e çmimeve qoftë ato të naftës, qoftë ato të disa produkteve ushqimore, u gjykua që për 3 muajt e parë të ndihmohen mbi gjysmilionë qytetarë me 30 mijë lekë të vjetra në muaj, nuk janë shumë, por edhe kjo është qasje ndaj qytetarëve. Me fermerët është e njëjta gjë, qasja dhe modeli jonë është në mbështetje të fermerit, u dyfishua shumë për subvencionin e fermerëve. Në vazhdimësi qeveria është e gatshme të bëjë për të përballuar krizën që nuk e dimë se sa do të vazhdojë. Çfarë vendos të bëjë kjo qeveri? Është një stil tjetër qeverisjeje. Kur sollëm këtu ligjin për bashkëbisedim me qytetarët ju e morët me shaka, sot që të dhënat dhe pjesëmarrja është rekord mbi 500 mijë qytetarë që kanë thënë qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme për të gjitha fushat e jetës, një shumicë qytetarësh kanë mbështetur jo vetëm qasjen e re, por edhe disa pyetje që do formatojnë politikat tona në vazhdim, që nga Ballkani i Hapur, që ka të bëjë një qasje të hapur që ta bëjë ekonominë dhe zonën tonë më atraktive. Kur flasim për hallet e qytetarëve, këto janë hallet e qytetarëve, tek mundësia për ti mbështetur në krizën e paprecedentë apo për ti ofruar siguri në kohë të vështira”, u shpreh Ahmetaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!