Ahmetaj për ndërtimin: U nxit nga huatë e huaja, jo droga

schedule14:56 - 2 Mars, 2018

schedule 14:56 - 2 Mars, 2018

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një konferencë me gazetarët foli për rritjen që ka pësuar sektori i ndërtimit. Sipas ministrit Ahmetaj janë huatë që i atribuohen rritjes së këtij sektori jo paratë e drogës që përflitet në deklarata politike.

Se nga dalin paratë që tregojnë rritje të sektorit të ndërtimit, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka vendosur t’i japë përgjigje me shifra jo me qëndrime emocionale.
Edhe deklaratave politike për lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës iu vë përpara faktet.
Kreu i financave shqiptare dha një panoramë të përgjithshme të ecurisë së ekonomisë në vend, sipas të cilit, është përmirësuar ekonomia për shkak të reformave. Eksportet bujqësore në Janar 2018, janë rritur 40.3 %. Borxhi publik. ka qenë në trajektore rënëse nga 2013 në 2017”, tha ministri.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!