Ahmetaj: Nga 1 tetori nis aksioni kundër informalitetit

schedule18:00 - 21 Shtator, 2017

schedule 18:00 - 21 Shtator, 2017

Në 1 tetor strukturat e kontrollit fiskal do të nisin aksionin kundër informalitetit. Kreu i Financave Arben Ahmetaj lajmëroi nisjen e kontrollit te bizneset, ku pritet të angazhohen tatimet, doganat dhe inspektoriati i punës.

Rikthehet aksioni kundër informalitetit. Nga 1 tetori, grupe inspektimi të tatimoreve, doganave dhe inspektoriatit të punës do të nisin në terren kontrollet tek të gjithë bizneset. Kjo është faza e 3-të e aksionit antiinformalitet e cila pritet të zgjatë 1 vit. Pjesë e aksionit është inspektimi i bilanceve të biznesit, inventarët e tyre, xhiro dhe kuponin tatimor. Nisjen e kontrolleve e lajmëroi ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Por, ndryshe nga aksioni i 2015-të, Ahmetaj tha se kësaj radhe nuk do të ketë masa ligjore shtrënguese.

Kreu i Ministrisë së Financave tha se nuk do të ketë tolerancë për askënd që bën evazion fiskal, ndërsa kontrolli do të jetë në të gjitha degët e biznesit e sidomos në tregtinë me pakicë. Aksioni do të shtrihet në të gjitha hallkat e ekonomisë, që nga biznesi i madh e deri te i vogli.

https://youtu.be/BXgzHDpo4x4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!