Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.
Në një shënim në rrjetet sociale, Ahmetaj e cilëson Finon si mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes, ndërsa shpreh hidhërimin për ikjen e tij.
“Me çfarë fjalësh mund ta përcjellësh një mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes?!
Jam i hidhëruar nga ikja jote, nuk mund ta besoj. Do na mungosh çdo ditë si mik i dashur, si socialist me shpirt, si patriot i vërtetë që i dole për zot vendit në ditë të vështira.
Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes,” shkruan Ahmetaj.
Deputeti socialist Bashkim Fino ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi prej ditësh ishte i shtruar në spital me koronavirus. Fino do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, ndërsa qeveria e shpalli sot ditë zie kombëtare. g.v/abcnews.al