Ahmetaj kundër opozitës në prezantimin e buxhetit 2018

schedule14:27 - 1 Nëntor, 2017

schedule 14:27 - 1 Nëntor, 2017

Me një debat të ashpër mbi efektet e ekonomisë ilegale, ka nisur prezantimi i buxhetit të 2018-ës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Prezantimin e buxhetit të 2018-ës në komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave e bëri duke theksuar se zhvillimi i këtyre viteve, nuk është pasojë e ekonomisë informale, apo ilegale. Efekti i lëndëve narkotike në ekonomi duket se do të udhëheqë debatin e ligjit më të rëndësishëm për ekonominë.

Financat krahas FMN-së e kanë përmirësuar pritshmërinë për rritjen e ekonomisë këtë vit nga 3.7 në 3.9.

Por atë që qeveria e cilëson si përgjeshmëri, opozita e sheh si dështim.

Vitin e ardhshëm, qeveria ka parashikuar lehtësi fiskale për sektorin  turizmit. Por ulja e TVSH-së nga qeveria u kundërshtua nga opozita, e cila paralajmëron se këtë vendim do ta çoje në gjykatë kushtetuese.

Me buxhetin e vitit të ardhshëm Ministria e Financave pret që ekonomia të rritet 4.2%.

 

https://youtu.be/anBx2QVozsQ

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!