Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i ka kërkuar drejtuesve të doganave nga i gjithë rajoni të bashkëpunojnë me institucionet ligjzbatuese të secilit shtet për të frenuar krimin ekonomik. Gjatë një takimi që u mbajt në Tiranë, ministri Ahmetaj vuri në dukje se kjo sfidë e re për vendin tonë nuk fitohet vetëm.
“Krimi ekonomik nuk pengohet e as luftohet me burokraci dhe procedura letre. Ne duhet të jemi në gjendje të kalojmë këto pengesa mes nesh dhe të jemi një hap para me qasje proaktive sesa reaktive”.
Minsitri i Financave sjell në vëmendje studimin e Bankës Botërore, e cila akuzon administratën doganore se i ka shtuar kostot sipërmarrjes gati një mijë vjet, ndërsa kërkon prej tyre shpejtësi për lëvizjet tregare.
“Sfida për ne dhe për të gjitha këto vende është që kostoja kohore e përkthyer në patjetër në vlera monetare ta zerojë në të paktën 5 deri në 7 vitet që vijnë”.
Thellimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit kërkohet në kuadër të procesit të Berlinit, ku vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur angazhimin për të ulur barrierat me qëllim krijimin e një tregu të përbashkët rajonal./abcnews.al