Ahmetaj interpelancë me ish-të përndjekur që kanë punuar në minierë

schedule14:03 - 12 Shkurt, 2018

schedule 14:03 - 12 Shkurt, 2018

Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për të përndjekurit politikë. Në një interpelancë të thirrur nga minatorë, që kanë qenë të burgosur, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u premtoi se do t’u njihen dy vite punë, për çdo një vit burg, që kanë bërë gjatë regjimit komunist.

264 ish të burgosur politik bënë punën e minatorit gjatë viteve që vuanin dënimin. Me ardhjen e demokracisë, ata shpresuan se ato vite punë do t’u njiheshin dhe do të përfitonin një pension. Por institucionet shtetërore i kërkonin një document, që vërtetonte pretendimin e tyre. Dhe është pikuërisht mungesa e këtij vërtetimi, që i ka sorrollatur prej vitesh këta ish të burgosur politikë që kanë punuar në minierë.
Vendosën t’i drejtohen platformës dixhitale shqipëriaqëduam.

Minatori 1: “Kemi katër vjet që po vuajmë lidhur me një dokument që na kërkojnë ministria për sigurimet shoqërore. Dokumenti nuk ekziston”.

Minatori 2: Të paktën të na njihnin punën e papaguar që kemi bërë atje. Të paktën të na njihni pensionin”.

Përgjigjen e morën menjëherë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: “Vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë të njihen për shkak të pensionit, për minatorët drejtëpërsëdrejti, dy vite në fund të pensionit, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju mos të jeni më të detyruar të merrni atë letër por t’iu njihet automatikisht”.

Me ndryshimin e ligjit dhe miratimin e tij në parlament hiqet pengesa për këta ish të burgour politikë.
Shqetësimet e tjera do të shihen rast pas rasti u premtoi ministri Ahmetaj.

Minatori: “Zoti ministër, po ai person që ka bërë 5 vjet e 9 muaj burg, s’do ta gëzojë këtë të drejtë”?

Arben Ahmetaj: “Ne do t’i shohim dosjet rast pas rasti”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!