Ahmetaj ikën nga Kuvend/ Flet Rama: Më informoi Çuçi, punët i kemi të ndara

schedule15:43 - 10 Janar, 2024

schedule 15:43 - 10 Janar, 2024

Në konferencën me mediat pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të medias lidhur me humbjen e mandatit të Arben Ahmetajt.

“Jeni të lirë të besoni atë që dëshironi, të besoni opinionistët e mëdhenj antikë të Shqipërisë, që i dinë të gjitha. Nëse do merrnit pjesë në këto sesionet që ne bëmë do shihnit një gjë krejt tjetër, i kemi punët e ndara. Unë informohem natyrisht, më informon kreu i grupit, drejtuesit politikë, ministrat, por punët ne i kemi të ndara.

Nuk mund t’ju fusja në këto sesione, por mbase do vendoset deklasifikimi i arkivave të PS, kështu që për t’u përgjigjur tani po e dëgjoj këtë gjë.” –tha Rama ndërsa u ndal edhe një herë në punimet e Kuvendit.

“Parlamenti ka nevojë për të rritur cilësinë e stafit, ekspertët që e mbështesin parlamentin. Jemi në proces krejt tjetër, na duhen ligje që sot duhet të kenë një cilësi shumë më të mirë në raport me pasqyrën që kemi në Bruksel. Na duhen stafe më të kualifikuara, pastaj kemi folur për monitorimin cilësor të institucioneve të pavarura, për raportet e insticioneve, rezolutat, për mënyrën si konsultimi publik duhet bërë më cilësor. Mbase ka ardhur dita që edhe tradita e komisioneve bipartizane mbaroi. Tradita ka funksionuar, po sot s ka më asnjë shenjë të asaj tradite, nuk është fundi i botës, do gjejmë rrugë të tjera. Po nuk do lëmë vendim pa reformë dhe shqipërinë pa zgjedhje.” -u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!