Ahmataj: Të mos irritohemi me gjykimin, Mara nuk duhet të jetë kaq i mirë

schedule16:11 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 16:11 - 5 Dhjetor, 2020

Skënderbeu zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por pësoi gol në minutat shtesë dhe e mbylli në barazim 1-1 sfidën shtëpiake ndaj Laçit. Julian Ahmataj, trajneri i ekipit korçar, foli pas ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera tha:

Mungesa e eksperiencës dhe ndeshjet e pakta, ndikojnë tek ecuria e lojës. Eksperienca fitohet në fushë dhe jo me fjalë. Lojtarët duhet të vijnë në përmirësim dhe të jemi më shumë në ekuilibër.

Që nga fillimi i kampionatit kemi përdorur dy module, një me katër dhe një pesë. Kjo të bën më kreativ dhe të jep mundësi për të mposhtur kundërshtarin. Duhet të jemi më të kujdesshëm në neglizhencat që na ndodhin gjatë ndeshjes. Do vazhdojmë të luajmë me këto dy manovra.

Gjykimi? Është një moment tensioni, ishte fundi i ndeshjes. Duhet të jemi më të qetë, por vetëm një çast ishte. Berisha nuk bëri faull fare, lojtari tjetër e preku topin me dorë. Arbitri ashtu e pa, por duhet të pranojmë vendimet e arbitrave, nuk duhet të irritohemi.

Ishim të kujdesshëm me Mazrekajn deri në momentin që Taipi ishte në lojë. Më pas u detyruam të bënim disa ndërrime, u bllokuan lojtarët për efekt muskujsh. Nuk kishim alternativa, ishim të detyruar të futnim lojtarë sulmues. Punuam mirë mendoj, përveç 2-3 momenteve.

Mara është inteligjent, i cili duhet të luajë në linjën e dytë të sulmit, ka aftësi goditëse dhe dribluese. Mund të luajë edhe përpara mbrojtjes, është lojtar i ri, i cili ka nevojë për minuta, vjet nuk ka luajtur shumë. Është një djalë shumë i mirë, djemtë e mirë duhet të jenë më kërkues disa herë, ka raste kur sfumojnë veten“, deklaron Ahmatajn. /abcnews.al