Ahmataj: Më shqetëson diçka, ja ku vuan Tirana

schedule19:22 - 2 Nëntor, 2019

schedule 19:22 - 2 Nëntor, 2019

Julian Ahmataj, trajneri i Tiranës, pas sfidës me Teutën foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Skuadra e tij ishte shumë pranë fitores, por në fund pësoi gol. Një humbje e madhe për sfidën e radhës janë edhe mungesat e Hoxhallarit dhe argjentinasit Torasa, të dy të ndëshkuar me kartonë të kuq.

“Të imponon loja për t’u tërhequr. Na duhen pikët, jo loja e bukur. Shkuam te goli me atë që kishim ndërtuar. Jam i kënaqur që skuadra bëri ato që kemi bërë në stërvitje. Ka nxitim, merren kartonë më herët se duhet. Pati konsumim energjish, nuk i menaxhuam topa e fituar. Duhet të shmangnim presingun. Nga lodhja vjen edhe paqartësia”.

“Goli i dytë? Teuta luan në krah dhe duhet ta shmangnim presingun. Në pjesën e dytë nuk e bëmë. Kemi vetëm 10 ditë bashkë dhe nuk i kërkoj gjë skuadrës. Na duhet kohë që të dimë të dalim nga presingu dhe ta çojmë topin ku duhet”.

“Më shqetëson menaxhimi i lojës. Nuk luhet gjithë kohën në mbrojtje. Duhet më shumë sakrificë edhe të mbrosh topin. Lojtarët duhet të reagojnë dhe të mbrojnë portierin. Nuk mund të rrihet gjatë. Është një neglizhim i momentit dhe mbyllet gjithçka në një sekondë pastaj”.

“Tirana i ka lojtarët, Hoxhallari dhe Imami janë qendërmbrojtës, sikurse Muça dhe Osmani. Na duhet të jemi më të qetë kur jemi me lojtarë me shpinë. Nuk duhet të nxitohemi të marrim kartonë. Duhet qetësi. Pati edhe lojtarë të tjerë që duhet ta mbronin portierin. Një top duhet ta lexojnë të gjithë njëlloj”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!