VIDEO/ Ahmataj: Kot që merremi me ketë punë, shumë mëkate kundër Skënderbeut

schedule15:55 - 24 Janar, 2021

schedule 15:55 - 24 Janar, 2021

Julian Ahmataj e pa Skënderbeun e tij të barazonte në shtëpi me Apoloninë, në një ndeshje që korçarët duhet ta fitonin me çdo kusht. Gjithsesi kjo nuk ndodhi dhe Ahmataj duhet të pajtohet. Pas ndeshjes me fierakët ai foli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Superport.

“Bëmë një ndeshje të mirë, bëmë presing dhe mund të kishim shënuar golin e dytë. Kundërshtari u shtua përpara me një ndihmë, kishte shumë raste. Faulle të padhëna. Vjen një moment që themi pse merremi me këtë punë. Kemi marrë djem të rinj dhe ndëshkohemi në këtë mënyrë. Nuk është e pranueshme. Ka pasur në vazhdimësi mëkate kundër nesh. Na mungon edhe një penallti në pjesë të parë”.

“Nëse ndonjë në studio mendon që është penallti, unë tërhiqem nga fjalët që thashë. Nuk ka as tërheqje, as asgjë. Penalltia pro? Pse duhet të protestosh që të marrësh penallti. Kush nuk bërtet nuk merr faull, kjo është pa asnjë kuptim. Kryesori jep korne, anësori jep rivënie. Konfuzion edhe mes tyre. Më tregoni edhe penalltinë e javës së kaluar (i referohet ndeshjes me Laçin). Arbitri është për të parë nëse ka tërheqje apo jo. Ai thjesht vendos dorën për ta orientuar”.

“I pambrojtur? Hera e parë që flas për arbitrat. Protestoj në fushë, por nuk kam folur. Shikoni penalltinë në Laç. Nëse ka prekje me dorë, tërhiqem… Nëse do shikohej që janë penallti, do kërkoja falje për këtë irritim. Është edhe një penallti në pjesën e parë për ne”.

“Skënderbeu i ka shënuar gol çdo ekipi, jemi munduar të rregullojmë mbrojtjen. Nuk ka lidhje se janë lojtarë të rinj, ata luajnë futboll shumë mirë. Nuk jemi ndëshkuar për faj të lojtarëve. Nuk po gabojnë lojtarë, por po ndëshkohemi me mënyra të tjera. Kjo është shqetësuese. Nuk do heqim dorë nga loja, do e mbajmë këtë skuadër me meritë nga Superiore. Duhet të kishim më shumë pikë, që s’i kemi prej këtyre episodeve”. /abcnews.al