Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aguero mund të mbyllë karrierën? Reagon sulmuesi Argjentinas

schedule16:44 - 12 Nëntor, 2021

schedule 16:44 - 12 Nëntor, 2021

Lajmet që Sergio Aguero mund të mbyllte karrierën për shkak të problemeve serioze të zemrës, bënë bujë të madhe nëpër media. Karriera e Agueros në rrezik ishin disa nga lajmet e mediave që i dhanë një tjetër drejtim të ardhmes së argjentinasit.

Për këto lajme ka reaguar vetë Aguero i cili ka përdorur rrjetet sociale për të shpjeguar njëherë e mirë të gjitha aludimet rreth karrierës së tij.

“Në dritën e thashethemeve, mund të them se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit. Unë kam bërë analizat dhe trajtimet e nevojshme. Le të shikojmë evolucionin tim në 90 ditë. Mendoni gjithmonë pozitivisht”, ka shkruar sulmuesi argjentinas.

33-vjeçari teksa po luante në ndeshjen kundër Alavesh më 30 tetor, një shtrëngim në gjoks nuk e lejoi atë të vazhdonte ndeshjen deri në minutat e fundit duke lënë kështu edhe fushën e lojës.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!