Aguero dhe David Silva, Pep Guardiola sqaron gjithçka

schedule23:54 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 23:54 - 17 Dhjetor, 2019

Sergio Aguero dhe David Silva kanë qenë dy mungesat më të mëdha të Manchester Cityt në javët e fundit. Si sulmuesi argjentinas, ashtu dhe fantazisti spanjoll, kanë vuajtur nga disa dëmtime që janë përsëritur shpesh.

Kampionati në Angli është futur në fazën më të ngarkuar dhe Pep Guardiola do të donte t’i kishte të gatshëm edhe dy yjet e tij. Për Sergio Agueron ka lajme të mira, pasi bomberi është rikthyer në stërvitje me grupin.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Pep Guardiola. Gjithashtu, strategu spanjoll konfirmoi edhe rikthimin e David Silvës, por javën e ardhshme. Fantazisti do të mungojë në ndeshjen e Carabao Cup kundër Oxford./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!