Agroturizmi/ Denaj: Mesatarisht, një biznes bashkëpunon me 20 fermerë. Kushtet klimatike kërcënim për bujqësinë

schedule21:11 - 30 Nëntor, 2023

schedule 21:11 - 30 Nëntor, 2023

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se mesatarisht, një biznes në agroturizëm, në kapacitetet më të ulëta të tij, bashkëpunon me 20 fermerë të zonës.

Në emisionin “Real Story” në ABC Nws, Denaj u shpreh se kushtet klimatike përbëjnë kërcënim për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

“Një format tjetër bashkëpunimi është ndërlidhja e prodhimit bujqësor me turizmin, në atë që quhet agroturizëm. Ne kemi shembuj shumë të mirë në Fishtë, ku ka qenë frymëzim edhe për agroturizme të tjera. Kemi vlerësuar që në mesatare, në Shqipëri, një agroturizëm në kapacitetet më të ulëta të tij, bashkëpunon me 20 fermerë të zonës, 20 familje që sjellin produkte. Vetëm për këtë vit, që ne na ardhën mbi 8 milionë turistë, presim 10 milionë, nuk e di nëse e kapim këtë vit, ne kemi prodhuar në Shqipëri për kosnumatorin vendas dhe të huaj, 1.5 herë më shumë se eksportet. Eksporti i brendshëm ka qenë në nivel më të lartë sesa niveli i eksporteve.

Unë mendoj se ky eksporti i brendshëm do jetë një zhvillim eksponencial paralelisht me eksportet. Ajo që duhet është, në radhë të parë të ruajmë tokën, mos të na e marrë uji, shiu, të ruajmë produktet nga breshëri. Kushtet klimatike janë kërcënimi më absolut që na vjen, jo vetëm për Shqipërinë, sidomos breshëri, për sigurinë ushqimore”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!