Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka deklaruar nga Librazhdi se duhet më shumë punë për të forcuar partinë.
Ai tha se ndryshimi nuk vjen vetë duke theksuar se Rama nuk e dorëzon pushtetin ndërsa sipas tij rotacioni në kushtet që jemi sot, nuk është i garantuar.
“Ndryshimi vetë nuk vjen. Edi Rama nuk ka për ta dorëzuar kurrë pushtetin. Rotacioni nuk është i garantuar. Duhet punë, duhet të ndryshojmë Partinë Demokratike.
Duhet ta bëjmë më të fortë. Duhet të hapim Partinë Demokratike, duhet të promovojmë njerëzit më të mirë. Kjo është zgjidhja”, u shpreh Shehaj. /mv.abcnews.al