Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka ftuar të gjithë ata që duan të bashkohen në përpjekjet e tij për të ndryshuar Shqipërinë.
Në një status në rrjetet Agron Shehaj ka shpërndarë edhe numrin e tij të telefonit.
“Parti Demokratike ka nevojë për energji të reja, ide të reja dhe drejtim të ri. Duke ndryshuar, PD do të fitojë.
Unë jam i vendosur të punoj për të fuqizuar PD-në, që të ndryshojmë Shqipërinë. Nëse dëshiron të bashkohesh me këtë përpjekje, më shkruaj në numrin e telefonit +355 69 705 2555”, shkruan Shehaj./mv.abcnews.al