Agron Hysenlliu ndërroi jetë nga COVID-19, Artan Shkreli emërohet drejtor i Institutit të Ndërtimit

schedule21:24 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 21:24 - 28 Dhjetor, 2020

Artan Shkreli do të jetë kreu i ri i Institutit të Ndërtimit duke zënë kështu vendin e Agron Hysenlliut, i cili ndërroi jetë nga COVID-19 në 15 nëntor të këtij viti.

Lajmi konfirmohet nga burime për gazetaren e “ABC” Erblina Mile nga Ministria e Energjisë. Shkreli deri tani ka qenë zv/ ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërsa tashmë i është besuar detyra e re.

Ndërkohë që Gjergji Simaku nga drejtor në drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë është emëruar në postin e zv/ ministrit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!